Kronikë

Welt: Kosovari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit

Vrasja ne Duesseldorf

FOTO: DPA

Një kosovar 52-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se të dielën mbrëma vrau në Duesseldorf para lokalit të tij reperin “Aleks M”, njofton “Welt.de”. 

Policia dhe Prokuroria e Duesseldorfit kanë bërë të ditur se kosovari ishte arrestuar pa rezistencë. 
Mësohet se kishte ardhur të dielën deri te një zënkë mes të dyve në lokal. Zënka vazhdoi para lokalit dhe kosovari thuhet se e qëlloi me armë për vdekje reperin. Më pas ai u kthye brenda lokalit dhe u arrestua atje pa rezistencë.

Sipas një dëshmitari, zënka mund të ketë qenë shkaku i borxheve të bixhozit. 

Kosovari është paraparë të paraqitet në gjykatë të hënën.