Kronikë

Vritet një person në Prizren

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një person në Prizren ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se në ora 18:46 kanë marrë informatë për të shtëna me armë në lagjen “Arbana” në Prizren.

Ai ka treguar se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga ekipet e Emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe gjendet në arrati. 

“Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të një viktime, mashkull kosovar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në ora 19:00 nga ekipi i Emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia”, ka thënë Bytyqi.