Gentjan Bejtja është ekzekutuar pranë shtëpisë së tij në Larushk të Fushë-Krujës të premten.
Bejtja u ekzekutua me breshëri plumbash, ka konfirmuar Policia e Shtetit.
Bejtja i shpëtoi një atentati vetëm pak muaj më parë. Ai zbriti nga vetura para se atentatorët të vrisnin kunatin e tij, Ramazan Sino dhe plagosën dy fëmijët e mitur të viktimës së sotme.
Krimi dyshohet se u krye për shkak të përplasjeve së bandave në Fushë-Krujë.