Kronikë

Vritet me thikë një person në Prishtinë

Policia

Një person dyshohet se është vrarë me thikë në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t;i përballoj plagët dhe i njëjti ka vdekur”, ka thënë zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ka thënë se aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit i cili tashmë është identifikuar, si dhe kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.