Kronikë

Vritet 58-vjeçari në Vlorë, policia: U qëllua me dy plumba në kokë

Policia e Shtetit

Policia e Shtetit

Një 58-vjeçar me inicialet R.H., dyshohet se është vrarë gjatë mëngjesit të së dielës në Vlorë. 

Viktima thuhet se është vrarë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hajro Çakërri”, raportoi “TCh”.

Sipas policisë, R.H., është qëlluar me tre plumba. “Dy në kokë dhe një në kraharor”.

Ndërkohë mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik.

Policia është duke e hetuar rastin.