Kronikë

Vrasje në Prishtinë, vetëdorëzohet e dyshuara

Vrasje në "Kodrën e Trimave" në Prishtinë - e dyshuara është dorëzuar

Vrasje në "Kodrën e Trimave" në Prishtinë - e dyshuara është dorëzuar

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në "Kodrën e Trimave" në Prishtinë. 

Dyshohet se një grua e ka kryer vrasjen.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se e dyshuara është vetëdorëzuar. 

"Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën 'Ismet Krasniqi' në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër", ka njoftuar Ahmeti për KOHËN.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

f