Gjashtë persona janë arrestuar në Klinë, pasi që të shtunën janë përleshur fizikisht në mes vete.
Sipas Policisë në përleshje janë përdorur edhe thika dhe si pasojë dy të dyshuar kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.
Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë.
“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete me ç’ rast janë përdorë edhe mjete të mprehta-thika. Si pasojë, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.