Kronikë

Vrasje e rëndë në Prishtinë, 70-vjeçari vret gruan

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e hershëm të së premtes në Prishtinë.

Viktima, një grua 63 vjeç është vrarë nga burri 70-vjeçar.

I dyshuari është dorëzuar vetë në polici pasi e ka kryer aktin.

“Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën 'Mark Isaku' në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.