Kronikë

Vrasja për fidanin e fikut në tregun e Mitrovicës, prokuroria ngre aktakuzë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër Sh.A. për vrasje të rëndë. Bëhet fjalë për rastin që pati ndodhur në prill në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.

Sipas aktakuzës, fjalosja mes të pandehurit Sh.A. dhe të ndjerit V.F. ka nisur për një fidan të fikut. Aktakuza thotë se më 17 prill, pas fjalosjes verbale i ndjeri e ka goditur i pari me gërshërë në kokë të pandehurin, i cili më pas e ka nxjerrë revolen dhe e ka qëlluar për vdekje viktimën.

Si pasojë e të shtënave, ishin plagosur edhe L.F. dhe kalimtari i rastit A.A.