Kronikë

Vrasësi i policit në Serbi është vrarë, thotë Daçiq

polic

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe.

Autoritetet në Serbi kanë thënë të premten se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri. 

Në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe në pasditen e 19 korrikut nuk është përmendur identiteti i personit të vrarë.

Hajrizi, shtetas i Kosovës, dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artanit, i cili është paraqitur para autoriteteve në Gjermani - ku dhe gjendet - se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën.

Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim, raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS) më 19 korrik.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshin në kërkim./ REL