Kronikë

Vodhën lopën, arrestohen tre persona

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar për vjedhje në fshatin Bllacë të Suharekës. 

Ata kanë vjedhur një lopë nga stalla e dikujt tjetër. 

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim  kishin vjedh një lopë nga stalla  e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit lopa i është kthyer pronarit, ndërsa  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.