Kronikë

Vetura futet në pompë të benzinës në Prishtinë, lëndohet shoferja

aksident /KOHA

FOTO: KOHA

Një veturë është futur në pompë të benzinës pasditen e së enjtes në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë (afër vendit të njohur si "Rrethi i Ismetit"), ku shoferja ka pësuar lëndime, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në foton e siguruar nga KOHA shihet se vetura ka shkaktuar dëme të shumta.

Sipas Policisë, shoferja është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti po vazhdon të hetohet.


Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00,  është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.

Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim  mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.