Kronikë

Vetëplagoset një person në Ferizaj, transferohet në QKUK

Emergjenca - QKUK - DP

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Një person është vetëplagosur në Ferizaj të enjten. 

Ai është trajtuar në Emergjencën në Ferizaj, por më pas është transferuar në QKUK. 

Policia ka konfiskuar armën me të cilën ishte vetëplagosur personi. 

“Personi i gjinisë mashkullore kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë pasi që dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri-pistoletë. Pas ndihmës mjekësore në Ferizaj i njëjti është transferuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Arma me të cilën është vetëplagosur i lartcekuri është konfiskuar”, thuhet në raportin e PK-së.