Një person dyshohet se është vetëplagosur nga arma e zjarrit të dielën në Drenas.
Policia ka njoftuar të hënën se i plagosuri ka pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur, thuhet se nuk është gjetur.
Rasti është në hetime nga njësitë relevante.