Kronikë

Vetaksident në Samadrexhë të Suharekës, shoferi në gjendje të rëndë

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku për pasojë shoferi është në gjendje të rëndë shëndetësore, ka raportuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari deri sa ka qenë duke drejtuar veturën, duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë betoni.

I dyshuari u dërgua në Spitalin e Prizrenit e më pas u transferua në QKUK në Prishtinë.