Në Prishtinë, sot në rrugën “Gazmend Zajmi” një veturë taksie është vetëaksidentuar.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka shtuar se në këtë aksident është lënduar një person.
“Rreth orës 13:30 në rrugën Gazmend Zajmi ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se “me rastin po merret njësiti i trafikut”.
{gallery}