Kronikë

Vetaksident në Lipjan

Një veturë është vetaksidentuar në rrugën pranë gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 dhe sipas Policisë ngasësi i veturës nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit, duke zhvilluar shpejtësi më të madhe sesa ishte e lejuar.

Sipas Policisë në këtë rast nuk ka të lënduar dhe janë shkarkuar vetëm dëme materiale.