Kronikë

Vetaksident në Duhël

Aksident

Foto ilustrim

Shoferi i një automjet ka humbur kontrollin në rrugën Suharekë-Duhël të dielën, duke dalë nga rruga.

Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur në orën 18:30, ku kamioneta ka shkaktuar vetaksident. Nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 18:30 në rrugën Suharekë -Duhël një kamionetë, pasi ngasësi  ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal nga rruga. Si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar dëme materiale, të lënduar nuk ka”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti po hetohet.