Ka vdekur në QKUK një person, katër muaj pasi u aksidentua në Malishevë.
Ai ka qëndruar në gjendje kome pas aksidentit të 14 nëntorit.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e P-së.