Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka vdekur njëra nga të aksidentuarat në Drenas më 10 qershor.
Viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por s’ka arritur t’u mbijetojë plagëve, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Më 10 qershor u raportua për vetaksident me motoçikletë në Drenas, ku lëndime pësuan drejtuesja dhe pasagjerja.