Kronikë

Vdiq një punëtor në “Veternik”, ra nga lartësia në objektin ku po punonte

Nderimtari - punetor

Foto: Ilustrim

Një punëtor ndërtimtarie ka vdekur, pasi ka rënë nga një lartësi nga objekti ku po punonte në lagjen “Veternik”, në Prishtinë. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima ka qenë shtetas i huaj.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen ‘Veternik’. Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti. 

Ajo ka thënë se Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.