Kronikë

Vdiq një punëtor 40-vjeçar nga shembja e dheut në “Veternik”

Pamje nga vendi ku vdiq 40-vjeçari

Pamje nga vendi ku vdiq 40-vjeçari

Foto: KOHA

Një punëtor 40-vjeçar ka vdekur sot rreth orës 13:00 në një vendpunishte në rrugën “Gjilani”, në lagjen “Veternik” të Prishtinës, shkaku i shembjes së dheut. Një tjetër shpëtoi i gjallë.

Vdekja e punëtorit u konstatua në vend të ngjarjes.

Punëtori që shpëtoi aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Njësitë policore, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat përkatës, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti fatal.