Pas një aksidenti me traktor, një 47 vjeçar nga komuna e Ferizajt ka vdekur në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e kaluar.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka thënë se vozitësi i traktorit kishte humbur kontrollin gjatë ngasjes derisa mjeti motorik ishte i ngarkuar me rimorkio me dru.
"Mbrëmë rreth orës 21:56 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Pleshine e Epërme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një traktor me rimorkio i ngarkuar me drunj. Menjëherë ekipe të policisë së rendit dhe Njësia për Hetimin e Aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa drejtuesi me mjetin motorik traktor ishte duke lëvizur në lagjen e ‘Bajraktarëve’ në drejtim të shkollës së fshatit dhe për shkaqe të panjohura, humb kontrollin mbi traktorin, fillimisht përplaset me bregun përskaj rrugës në anën e majtë, e më pas rrokulliset, duke përfunduar i përmbysur në rrugë", ka thënë Veseli, raportoi KOHA.