Kronikë

Vdiq një këmbësor në një aksident trafiku pranë MASHTI-t

Një këmbësor ka vdekur në një aksident trafiku pranë objektit të Ministrisë së Arsimit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të rënda.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:40, ndërsa të përfshirë ishin këmbësori tashmë i ndjerë dhe një veturë.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se vetura ka goditur semaforin dhe më pas shtylla e semaforit ka goditur viktimën.

VIDEO

 

Image
Image
Image
Image