Trupi i një gruaje që vdiq në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Prizrenit është dërguar për obduksion.
Sipas mjekëve, gruaja ishte në gjendje të rëndë kur ishte pranuar në spital.
Hetimet kanë nisur për rrethanat në të cilat vdiq ajo, ka njoftuar Policia.
“Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi PK në raportin 24-orë.