Kronikë

Vdiq një foshnje në Podujevë, u dërgua pa shenja jete në Emergjencë

emergjenca

Ilustrim

Policia ka nisur hetimin për vdekjen e një foshnjeje në Podujevë. 

Në raportin e Policisë thuhet se foshnja është dërguar në emergjencë pa shenja jete të mërkurën. 

Trupi është dërguar për obduksion. 

“Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.