Kronikë

Vdiq në QKUK personi që u godit nga vetura në Gjakovë

Klinika Emergjente në QKUK

Personi i goditur nga vetura para pesë ditësh në Gjakovë, ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar të hënën se viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pas goditjes nga vetura në lëvizje, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve të marra. 

Aksidenti kishte ndodhur më rrugën Hysni Dobruna në Gjakovë. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.