Kronikë

Vdiq në QKUK këmbësori i aksidentuar në Lipjan para një jave

Emergjenca - QKUK - DP

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Këmbësori i cili ishte goditur nga një veturë në Lipjan ,më 30 shtator, ka vdekur në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) të hënën. 

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Ali Kelmendi. “Sot më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në obduksion.