Ka vdekur 16-vjeçari i cili i plagosur në kokë ishte dërguar nga Istogu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në obduksion, ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.
Të miturin e kishte plagosur aksidentalisht një zyrtar policor, familjar i tij.
Zyrtari policor ishte arrestuar menjëherë dhe ndaj tij ishte ngritur vepra për “vrasje të mbetur në tentativë”. Po ashtu, ishte suspenduar nga puna.