Një punonjës i KFOR-it ka vdekur të pasditen e së dielës në Brezovicë, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i tha KOHËS se punonjësi kishte pësuar sulm në zemër, derisa pa shenja jete është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë.
“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete. Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Veselit.