Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se personi që ka vdekur nga një aksident me motoçikletë është 17-vjeçari, Adonis Raba.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se Raba ishte nxënës i klasës se 11-të në shkollës e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda - Toni”. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba! Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda - Toni”! Adonisi pushoftë në paqe!”, ka shkruar Latifi.
Vdes një person pasi rrokulliset me motoçikletë në Rahovec
Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se një person ka mbetur i vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në Rahovec.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e ka humbur kontrollin mbi të.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin.