Kronikë

Vdes një 25-vjeçar në Prizren, i ra një copë metali në kokë derisa punonte

Foto: Koha

Foto ilustrim

Një 25-vjeçar ka humbur jetën të dielën në Prizren, pasi derisa po punonte në një ndërtesë, nga lartësia i ka rënë një copë metali.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 15:40 në rrugën “Ekrem Rexha”, ku viktima A.G., është nga fshati Vragoli e Fushë-Kosovës. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi i urgjencës.

“Ju informojmë se më datë 24.11.2024, në ora 15:40, në rrugën ‘Ekrem REXHA’ në Prizren, në një ndërtesë e cili është duke u rinovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar, nga lartësia bie një profilë metali. I njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë-Kosovë dhe për pasojë i njëjti vdesë”, thuhet në njoftimin policor.

Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar edhe inspektori i punës.