Një 16-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Mirosale të Ferizajt sot rreth orës 15:10.
16-vjeçari ishte duke e drejtuar veturën dhe e ka humbur kontrollin, duke dal jashtë rrugës. Ai vdiq në Spitalin Rajonal të Ferizajt si pasojë e plagëve, ka njoftuar Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale Ferizaj.
“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Njësia rajonale e komunikacionit rrugor nga drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin”, thuhet në njoftim.