Policia e Kosovëska nisur hetim për një vdekje të dyshimtë në një fshat të Dragashit të mërkurën.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Dragash ka raportuar se është sjellë e vdekur një grua.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Nga QKMF është raportuar se është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.