Kronikë

Vazhdon bastisja në argjendarinë në Prishtinë, në lidhje me grabitjen në Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon bastisjen në një argjendari në Prishtinë, pronari i së cilës është arrestuar në lidhje me grabitjen e një argjendarie në Suharekë.

Sipas burimeve të KOHËS, dyshohet se brenda argjendarisë në Prishtinë nga një mini-bunker me stoli ari.

Pjesë e aksionit në këtë argjendari janë edhe zyrtarët e Doganës së Kosovës.

Në grabitjen në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.