Policia e Kosovës njoftoi se sot do të rifillojnë kërkimet për 4-vjeçarin që dyshohet se ka rënë në zonën e kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KOHËN se në kërkimet e së hënës s'kanë gjetur diçka.
“Nuk ka ndonjë risi. Kërkimet rifillojnë sot përsëri”, deklaroi ai.
Në kërkim të djalit, që nga ora 18:30 kanë dalë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim.