Kronikë

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

ilustrim - zhdukur

Foto: Ilustrim

Një vajzë nga Rahoveci, të martën ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk e di se ku ndodhet. 

“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti thuhet se është nën hetime.