Kronikë

U ngrihet aktakuzë dy personave për keqpërdorim në prokurim dhe falsifikim të dokumenteve

Foto: Koha / Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës u ka ngritur aktakuzë të pandehurve me inicialet L.S. dhe N.S.

Aktakuza kundër L.S, është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’.

“I pandehuri ’SA.S., Sh.p.k’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S., akuzohet për veprën penale ’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, nga neni 415 paragrafi 1, lidhur me nenin 37 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, N.S. akuzohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.