Kronikë

U arrestua për vjedhje të motoçikletës, i dyshuari në Ferizaj rezultoi recidivist

Arrestim

Arrestim

Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj nën dyshimin se ka vjedhur një motoçikletë para katër ditësh. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet H.B., është 36-vjeçar dhe përveç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i këtij viti ka kryer edhe 12 vjedhje të tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt. 

“Kryesisht kishte vjedhur  goma dhe bandazhe të rrotave për makina”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet.

Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë.