Një turist slloven ka vdekur pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga Kalaja e Rozafës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, raportoi të mërkurën TCh.
65-vjeçari me iniciale S.P. është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale. /TCh