Politika, ekonomia, kultura e sporti vijnë më së shpejti te ju nëpërmjet portalit Koha.net. Çdo klik një ecje me kohën!
Së paku një person është lënduar në një aksident në të cilin janë përfshirë tri makina.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen Bregu i Diellit, saktësisht në Stacionin e fundit të linjës 4, te “Banesat e Bardha”.
Një person shihet i shtrirë në fotografitë e shkrepura nga një lexues i portalit Koha.net, nga kati i tetë i ndërtesave përballë. Aty shihet edhe autoambulanca dhe zyrtarët policorë.
Koha.net ka provuar të vë kontakt me zëdhënësit e Policisë së Kosovës për të marrë më shumë detaje, por të dielën mbrëma e ka pasur të pamundur.
{gallery}