Kronikë

Tri raste të kapjes me drogë në Bërnicë të Poshtme të premten

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste ku qytetarët janë kapur me narkotiktë të premten në fshatin Bërnicë e Poshtme të Prishtinës, ku edhe po mbahet festivali “Sunny Hill”. 

Në rastin e parë policia ka bërë të ditur se rreth orës 2 të mëngjesit është ndaluar një person dhe gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e drogës, ndërsa ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë 26.07.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

Në një rast tjetër, të premten rreth orës 21:30, policia ka thënë se gjatë një kontrolli te një person i janë gjetur 10 cigare me substancë të dyshuar marihuanë. Ai është intervistuar dhe më pas është liruar. 

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë  26.07.2024 – 21:30.    Njësiti policor gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar  dhjetë (10) cigare  me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë në peshë 12 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar”, ka njoftuar policia.

Ndërsa në një rast tjetër, të premten rreth orës 23:00 është kapur një person me një sasi prej 11 pilulave që dyshohen se janë eksazi dhe një qese me substancë që dyshohet se është kokainë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë 26.07.2024 – 23:00.  Njësiti policor gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar,  një sasi prej 11 pilulave, dyshohet të jenë ekstazi  dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit  kokainë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.