Treni i linjës Prishtinë-Pejë e ka goditur një veturë në mëngjesin e së martës në hyrje të Pejës.
Siç ka konfirmuar Policia për KOHËN, nuk ka të lënduar në aksident.
“Rreth orës 10:00 është mësuar për një aksident, në të cilin treni e ka goditur një veturë. Të lënduar nuk ka”, ka njoftuar Policia që po ashtu ka bërë të ditur se ekipet kompetente janë në vendin e ngjarjes.
VIDEO: