Kronikë

Tre të vdekur e tetë të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë – Gostivar

Tre të vdekur e tetë të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë – Gostivar

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:55 mes tre automjeteve në rrugën Kërçovë – Gostivar, ka njoftuar Policia maqedonase.

Personat e lënduar u transferuan në spitalin e Kërçovës dhe në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup.

“Sonte në orën 20:55 është raportuar se në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve fillestare, tre persona vdiqën, tetë persona u lënduan. Disa prej tyre u transferuan në spitalin në Kërçovë, dhe disa në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, thuhet në njoftimin e Policisë.