Kronikë

Tre të mitur vodhën e demoluan shtëpitë e pabanuara në Pejë, Policia i identifikon

Arrestim

Foto: Ilustrim

Tre të mitur janë identifikuar si të dyshuarit që vodhën nga shtëpitë e dy personave që jetojnë jashtë vendit.

Në Raushiq të Pejës të mërkurën në mëngjes Policia është informuar për vjedhjen dhe se personat kishin depërtuar me forcë në shtëpitë e objektet përcjellëse. 

“Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune”, ka njoftuar Policia.

Policia i ka intervistuar të miturit nё prezencën e prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.

Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat do t’u kthehen pronarëve.

Dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt ndёrsa njëri ёshtё ndaluar pёr 24 orё.