Me tre të lënduar ka përfunduar një përleshje fizike që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Për rastin gjashtë persona janë shoqëruar në Polici.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tre personave që kanë pësuar lëndime trupore u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Ajo ka thënë se nga njësitet policore janë shoqëruar gjashtë të dyshuar për përfshirje në përleshje.
Ahmeti ka thënë se policia ka nisur hetimin për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin.