Një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe armëmbajtjes pa leje, është raportuar në Deçan. Policia e Kosovës gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore që përmbante një brisk dhe një faturë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.
“Është raportuar se në një shitore pronë e të dyshuarit Kosovar është duke u ushtruar veprimtari e kundër ligjshme. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në lokal ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë dhe një çante dore me një brisk dhe një fakturë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm & Armëmbajtje pa leje”.
-
Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, u zu duke luajtur poker me 14 të tjerë
-
10 të akuzuar për organizim të bixhozit në Deçan
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë