Kronikë

Tre persona arrestohen duke prerë drurë ilegalisht në Jezercë të Ferizajt

Drute

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona që i ka zënë në flagrancë duke prerë drurë ilegalisht në malet e Jezercës në Ferizaj.

Sipas njoftimit, me këtë rast është konfiskuar edhe një furgon, dy traktorë e disa motorsharra.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në mbajtje për procedura tjera hetimore.

Policia ka thënë se i ka njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve.