Kronikë

Tre nxënës në Podujevë sulmojnë me mjet të mprehtë një tjetër

Perleshje

Tre nxënës në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë e kanë rrahur një nxënës tjetër, duke i shkaktuar lëndime me mjet të mprehtë. 

Nxënësi është dërguar në QKUK për shkak të plagëve. 

Një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. 

"Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje", thuhet në raportin e PK-së.