Florjan Zani, një personazh shumë i njohur në rrjetin social TikTok në Greqi, është arrestuar nga policia për ofendime dhe abuzime ndaj personave me aftësi të kufizuara, shkruan Euronews,
35-vjeçari shqiptar ofendonte gjatë transmetimeve live personat me aftësi të kufizuara me qëllim rritjen e shikueshmërisë dhe përfitimit financiar.
Zani u arrestua të martën pasdite ndërkohë që pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
35-vjeçari akuzohet për racizëm, dëmtimin fizik të personave vulnerabël dhe fyerje.
Me mijëra ndjekës në rrjete sociale, Zani akuzohet gjithashtu se kryente veprime te turpshme me vajzat që i ftonte për të marrë pjesë në videot e tij live në TikTok dhe YouTube.
Policia bastisi ambientet ku shqiptari zhvillonte transmetimet live.
Mediat greke bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa kompjuterë, hard-disqe dhe programe kompjuterike.
